Nga tërmeti afër kufirit Iran-Irak, më se 340 vetë të vdekur

Azia

Nga tërmeti afër kufirit Iran-Irak, më se 340 vetë të vdekur

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 15:12
Pamje e shkatërrimeve të mëdha nga tërmeti në kufirin Iran-Irak

Ekipet e shpëtimit dhe të afërmit e shqetësuar po i vazhdojnë kërkimet nëpër gërmadhat e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm, i cili mbrënë e ka goditur këtë rajon duke i vrarë më se 340 vetë në të dy shtetet.

Ministria e brendshme e Iranit ka njoftuar se në provincën iraniane, Kermanshah, është raportuar për 336 të vrarë dhe afro 4 mijë të plagosur.

Në pjesën e goditur nga tërmeti në Irak, kanë humbur jetën së paku shtatë vetë, ndërsa janë plagosur më se 530 të tjerë.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti ishte me intensitet 7.3 shkallë dhe e kishte epiqendrën 32 kilometra në jugperëndim të qytetit Halabxha, në pjesën vrilindore të Irakut, në thellësi prej 33.9 kilometraash.

Qendra sizmologjike në Universitetin e Teheranit tha se tërmeti kishte ndodhur mbrëmë në orën 21:48 minuta, ndërsa ai ishte ndie nga Turqia e deri në Kuvajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat