Marrëveshja e BE-së me Libinë për migrantët “është çnjerëzore”

Azia

Marrëveshja e BE-së me Libinë për migrantët “është çnjerëzore”

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 20:18
Shefi për të drejta të njeriut i OKB-së, Zeid Ra'ad al-Hussein.

Politika e Bashkimit Evropian për të ndihmuar autoritetet libiane të kapin migrantët dhe t’i kthejnë ata në paraburgim është “çnjerëzore”, thanë të martën Kombet e Bashkuara.

Shefi për të drejta të njeriut i OKB-së, Zeid Ra'ad al-Hussein, i akuzoi vendet evropiane për injorimin e paralajmërimeve në lidhje me marrëveshjen me Libinë.

Autoritetet thonë se marrëveshja ka bërë që të paraburgosen gati 20,000 njerëz.

Monitoruesit e OKB-së që i kanë vizituar objektet e paraburgimit, kanë thënë se kanë parë “mijëra burra, gra dhe fëmijë të traumatizuar dhe të dobësuar”.

Al-Hussein tha se migrantët janë zhveshur nga dinjiteti “pa qasje në nevojat më themelore”.

Ai tha se situata po përkeqësohet shpejt.

“Ajo që ishte një situatë e tmerrshme, tani është shndërruar në katastrofike”, tha Al-Hussein, duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që “të mos e mbyllë njërin sy”.

Departamenti i Libisë për Luftimin e Migrimit të Paligjshëm ka thënë se gati 20,000 njerëz ndodhen në objektet e tij të paraburgimit - një shifër kjo shumë më e lartë se 7,000, sa ka qenë në shtator.

Mijëra migrantë kanë vdekur derisa kanë bërë përpjekje të kalojnë Detin Mesdhe nga Afrika për në Evropë.

Në muajin gusht, Italia dhe BE-ja kanë bërë marrëveshje, me të cilën trajnojnë rojën bregdetare libiane për të kapur anijet dhe për t’i kthyer migrantët në Libi, e cila është një qendër e madhe tranziti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat