Alaska përgatitet për strehim të banorëve, në rast të një sulmi bërthamore nga Koreja Veriore

Azia

Alaska përgatitet për strehim të banorëve, në rast të një sulmi bërthamore nga Koreja Veriore

Nga: A.S Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 16:48
Harta e Alaskës në SHBA

Një shtet amerikan ka zbuluar se si po përgatitet për një sulm eventual bërthamor të Koresë së Veriut, pas frikës se raketat Kim Jong-ut do të marrin vetëm 20 minuta për të arritur në bregdetin e SHBA-ve, raporton “the Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Planifikuesit e emergjencës në Alaskë kanë paralajmëruar se do të bëjnë përpjekje për evakuime e banorëve nëse niset ndonjë raketë bërthamore nga Koreja.

Jeremy Zidek, nga ekipi i planifikimit të katastrofave të shtetit, do t'u kërkojë banorëve të gjejnë strehim në vend për të shmangur një rrezik të tillë.

Ai u kërkoi gjithashtu familjeve që të kenë një sasi emergjence të ushqimit dhe ujit, furnizime mjekësore duke përfshirë edhe pilulën kundër rrezatimit dhe ilaçe që pakëson ndikimet radiologjike në trupin tuaj.

Tensionet janë përshkallëzuar në gadishullin Korean pas një sërë testesh raketash në mbretërinë e vetmisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat