Mbi 1 milion banorë s’kanë ujë të pijshëm në Jemen

Azia

Mbi 1 milion banorë s’kanë ujë të pijshëm në Jemen

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 07:51
Jemen

Tre qytetet në Jemen nuk kanë qasje nga uji i pastër, për shkak të një bllokade të bërë nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Arabia Saudite ka vendosur që të shkurtojë importet e karburantit të nevojshëm për popmim dhe sanimin për ujë të pijshëm, ka deklaruar Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Si rezultat, qytetet Taiz, Saada dhe Hodeidah, që janë afro 1 milionë banorë, janë privuar nga uji i pijshëm.

Qytetet tjera, përfshirë edhe kryeqytetin Sanna, pritet të ballafaqohen me të njëjtën situatë brenda dy javësh.

Që nga muaji prill i këtij viti, Jemeni është goditur edhe nga sëmundja e kolerës, ku mbi 1 mijë persona kanë humbur jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat