A është sëmurë dikataori, Kim Jong-un?

Azia

A është sëmurë dikataori, Kim Jong-un?

Nga: A.S Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 11:32
Foto në të cilën nuk duket mirë më shëndet diktatori, Kim Jong-un

Diktatori i Koresë Veriore, Kim Jong-un mund të mos jetë mirë më shëndet, thonë mediat ndërkombetare, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Kjo për faktin se po bëhen dy muaj që ai nuk bërë ndonjë shfaqje televizive.

Shërbimet sekrete perëndimore më herët paralajmëronin për testimin eventual të ndonjë raketë bërthamore nga ana e Koresë Veriore, por që dy muaj nuk është vërejtur asnjë lëvizje Kim.

Për këtë, kanë filluar të ngritën pyetje për shëndetin e 33-vjeçarit gjatë viteve të fundit, edhe pse raportohet se ai e bën një jetë tepër luksoze.

Në një pamje të fundit televizive, Kim Jong-un u shfaq i lagur dhe djersë.

Po ashtu, në një vizitë në një fabrikë kozmetike, ai dukej i shqetësuar dhe ai u përkul në tavolinë dhe në një moment kishte edhe një karrige që ngrihej për të.

Por, prej atëherë ai nuk është parë më në publik.

Ndërsa, në shtet e tjera të botës heshtja e tij po komentohet se diktatori mund të jetë keq më shëndet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat