Presidenti iranian deklaron fundin e Shtetit Islamik

Azia

Presidenti iranian deklaron fundin e Shtetit Islamik

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 09:29
Presidenti iranian Hassan Rouhani

Presidenti iranian Hassan Rouhani, shpalli fundin e Shtetit Islamik të martën në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në Televizionin shtetëror.

Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneralmajor Qassem Soleimani, poashtu shpalli fundin e Shtetit Islamik në një mesazh dërguar udhëheqësve suprem të vendit.

Javën e kaluar, mediat iraniane botuan fotografinë e Soleimani në Albu Kamal një qytet në Sirinë lindore,  vend ky që Soleimani tha të martën se ishte territori i fundit i rimarrë nga kontrolli i Shtetit Islamik në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat