Rusia konfirmon rritjen e nivelit të radioaktivitetit në Uralet jugore

Azia

Rusia konfirmon rritjen e nivelit të radioaktivitetit në Uralet jugore

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 14:08
Rosatom-i, korporata ruse e energjisë bërthamore.

Shërbimi Meteorologjik i Rusisë tha se ka matur përqendrime "jashtëzakonisht të larta" të izotopit radioaktiv ruthenium-106 (Ru-106) në Uralet jugore, në fund të shtatorit.

Deklarata e sotme e agjencidë Rosgidromet vjen pasi Agjencia për Siguri Bërthamore e Francës ka thënë ditë më parë se një re e ndotjes radioaktive në Evropë, në javën e fundit të shtatorit, me gjasë e ka pasur origjinën nga një objekt bërthamor në Rusi ose Kazakistan.

As Rusia, as Kazakistani nuk kanë thënë se kanë shënuar ndonjë aksident.

Megjithatë, Rosgidromet tha përmes një deklarate se ndotja nga Ru-106 ka qenë gati 986 herë më e lartë se nivelet normale në stacionin e motit Agrajash, në rajonin Çeliabinsk, në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit.

Në stacionin meteorologjik Novogorni, nivelet kanë qenë 440 herë më të larta se ato të muajit paraprak.

Të dyja stacionet janë të vendosura në rajonin Çeliabinsk në Uralet jugore.

Agjencia nuk tregoi ndonjë burim të veçantë të ndotjes.

Stacioni Argajash është rreth 30 kilometra nga objekti bërthamor Majak, i cili riproceson lëndën djegëse bërthamore dhe prodhon materiale radioaktive për qëllime industriale dhe kërkimore.

Majak, i cili është nën ombrellën e Rosatom-it, korporatës ruse të energjisë bërthamore, tha se ndotja "nuk ka të bëjë asgjë" me aktivitetet e saj, duke shtuar se nuk ka prodhuar Ru-106 me vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat