Pakistan: Vritet një zyrtar i lartë policor

Azia

Pakistan: Vritet një zyrtar i lartë policor

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 09:35
Ilustrim - Foto nga arkivi

Një shpërthim i fuqishëm ka vrarë një zyrtarë të lartë policor në provincën jugperëndimore në Pakistan, tha policia.

Sulmi me bombë në qytetin e Peshawar kishte shënjestruar Ashraf Noor, i cili mbate gradën e polict të përgjithshëm.

Truproja e tij ka gjetur vdekjen gjatë shpërthimit, ndërsa katër persona të tjerë janë lënduar.

Sipas policisë, Noor po shkonte në zyren e tij kur ka ndodhur shpërthimi.

Peshawar është qyteti i një province në Pakistan, ku shumë shpesh targetohet nga sulmet e talibanëve kundër forcave të sigurimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat