Pakistan: Policia e ka çmontuar bombën në makinën e gazetarëve

Azia

Pakistan: Policia e ka çmontuar bombën në makinën e gazetarëve

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 10:38
Pamje nga një kontroll i policisë në Khyber Pass të Pakistanit

Forcat e sigurisë së Pakistanit i kanë marrë në pyetje katër gazetarë, lidhur me rastin e automobilit ku gjendeshin ata, pasi policia e kishte çmontuar një bombë magnetike nga ky automobil.

Gazetarët, përfshirë korrespondentin e Radios Evropa e Lirë, Farhad Shinwari, dje e kishin huazuar këtë makinë dhe po udhëtonin për në Khyber Pass, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, për të raportuar për një ngjarje.

Gazetarët thanë se ata nuk kishin njohuri për ekplozivin, që ishte vërejtur nga dy kolegë të tyre, që me makinë tjetër udhëtonin pas tyre.

Zyrtarë të sigurisë thanë se dukej se bomba ishte e “prodhimit lokal” pakistanez dhe sikur të kishte eksploduar, do t’i vrante udhëtarët dhe do të shkaktonte viktima të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat