Punë për “Sabbath”, dorëhiqet ministri izraelit

Azia

Punë për “Sabbath”, dorëhiqet ministri izraelit

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 09:09
Yaakov Litzman

Një prej ministrave të qeverisë izraelite dhe dorëheqjen për shkak të një debati për mirëmbajtjen e hekurudhës në ditën e Sabatit.

Ministri i Shëndetësisë Yaakov Litzman dha dorëheqjen pasi nuk ishte dakord që të kryenin punime në Sabat, dita hebraike e pushimit.

Litzman i përket partisë së hebrenjve ultra ortodoksë që japin kontributin e tyre për të mbajtur në pushtet koalicionin e kryeministrit Netanyahu.

Dorëheqja e Litzman nuk rrezikon koalicionin, paso partia e tij tha se nuk ka ndërmend që të braktisë qeverinë. Në letrën e dorëhqehjes, ministri Litzman shkruan se nuk mund të mbajë përgjegjësi shtetërore për dëmin e rëndë që po i bëhet një prej vlerave të përjetshme të popullit hebre, pikërisht Sabatit.

Kjo është dita e shtatë e javës ose e shtuna, sipas hebrenjve dhe një pjesë të të krishterëve, dhe sipas librave të tyre të shenjtë nuk duhet punuar. Por fakti që nga e premtja në mbrëmje e deri të shtunën në mbrëmje nuk ka lëvizje, e bën më të thjeshtë teknikisht kryerjen e punimeve në hekurudha, por debati nuk është shmangur dot. Qeveria Netanyahu ndërkohë tha se do të gjendet një zgjidhje e edukuar për ti dhënë fund këtij problemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat