Kina ndalon marrëdhëniet tregtare me Korenë e Veriut

Azia

Kina ndalon marrëdhëniet tregtare me Korenë e Veriut

Nga: A.S Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 14:02
Ura 80-vjeçare është rruga kryesore tregtare mes Kinës dhe Koresë Veriore

Nga fillimi i muajit dhjetor, Kina do t’i ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare me Korenë Veriore deri sa ajo të heq dorë nga programi i saj bërthamor”, raporton “the Express”, përcjell “Bota sot”.

Kina eksporton diku rreth 80 për qind e mallrave në Korenë veriore.

Por, kohëve të fundit, marrëdhëniet midis Kinës dhe Koresë së Veriut janë tensionuar për shkak të zbatimit të sanksioneve të Pekinit ndaj programeve bërthamore dhe reaktorë të Koresë së Veriut.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Geng Shuang ka thënë se Ura e Miqësisë së Kinës dhe Koresë së Veriut në të gjithë lumin Yalu në qytetin kinez të Dandong do të mbyllet që do të rezultojë me një bllokim total te mallrave kineze, deri sa Koreja Veriore të ndërpresë programin e saj bërthamor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat