Një gjykatë kineze ka dënuar një aktivist të të drejtave të njeriut nga Tajvani me pesë vjet burg të martën me akuzën për tentim të përmbysjes së shtetit, raporton “The New York Times”, përcjell “Bota sot”.
Ky është rasti i parë që Kina dënon një qytetar nga Tajvani për një akuzë të ngjashme.
Një video e lëshuar nga Gjykata Popullore Yueyang në provincën Hunan të Kinës jugore shihet se si aktivisti, Lee Ming-Cheh, qëndronte ulur në heshtje, kurse një gjykatës duke e lexuar një deklaratë ku e akuzonin atë për konspiracion me një partner kineze për të nxitur një "revolucion perëndimore" në Kinë duke shpërndarë artikuj, libra dhe video që sulmojnë sistemin politik të Kinës.
Ndryshe, Kina kërkon të aneksojë Tajvanin, me forcë nëse është e nevojshme, edhe pse sondazhet e Tajvanit tregojnë dëshirë të vogël për t'u bashkuar.