Erë lufte në Paqësor! Koreja e Veriut lëshon raketën e re balistike

Azia

Erë lufte në Paqësor! Koreja e Veriut lëshon raketën e re balistike

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 22:19
Lansimi i raketes

(E plotësuar) - Ashtu siç ishte njoftuar sot më herët nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë të re balistike.

Lajmi u njftua nga agjencia shtetëror koreano-jugore e lajmeve “Yonhap”, duke cituar zyrtarë të lartë të ushtrisë së Koresë së Jugut.

Raketa balistike shpërtheu në Detin e Japonisë, sipas ushtarakëve të Koresë së Jugut, atyre japonezë dhe amerikanë.

Pentagoni njoftoi se sipas një vlerësimi fillestar raketë ishte balistike ndërkontinentale (ICBM).

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut ishin të parët që raportuan për lëshimin e raketës.

Image

Sipas vlerësimeve të ushtarakëve të Koresë së Jugut, raketa u lëshua drejt lindjes nga Pyongsongu, një provincë në Pyonganin Jugor.

Pentagoni njoftoi menjëherë se është duke vlerësuar lëshimin “e mundshëm”, që thuhet të ketë ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit me orën lokale, ose 19:30 me orën tonë. Sipas Pentagonit, raketa udhëtoi rreth 1.000 kilometra përpara se të përplasej në ujërat e Detit të Japonisë.

Zyra e kryeministrit japonez njoftoi se raketa e Koresë së Veriut me sa duket u përplas në ujërat e Japonisë, brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit. Kryeministri japonez urdhëroi një takim urgjent të ministrave të kabinetit, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Kabinetit qeveritar të Japonisë, Yoshihide Suga.

Pas nisjes së Koresë së Veriut, ushtria e Koresë së Jugut organizoi një stërvitje me raketa “precize”, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar ushtrinë e Koresë së Jugut.

Kjo lëvizje e shtetit komunist vjen rreth 45 ditë pasi Koreja e Veriut bëri testin e fundit raketor.

Raketa e Koresë së Veriut ra në detin japonez

Koreja e Veriut ka lansuar një raketë balistike, të paidentifikuar, nga provinca jugore e Pyongyang, njoftoi sot Komanda e forcave të përbashkëta të Koresë së Jugut.

Siç pohohet, raketa ka rënë në lindje dhe Koreja e Jugut së bashku ushtrinë amerikane po analizojnë incidentin e fundit, raporton Jonhap.

Raketa e hedhura nga Koreja e Veriut ra në det pranë Japonisë, njoftuan zyrtarët japonezë, të cilët nuk treguan nëse ajo kishte shkaktuar ndonjë dëm.

Qeveria japoneze ka vlerësuar se raketa fluturoi për rreth 50 minuta dhe ra në det në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Edhe Pentagoni ka njoftuar për lansimin e raketës nga Koreja e Veriut, për të cilën veprim ushtarak, SHBA-të kishin informata paraprakisht.

"Aktualisht jemi në procesin e vlerësimit të gjendjes dhe ne do të ofrojmë detaje të tjera, kur do që është e mundur", tha zëdhënësi i Pentagonit, Robert Manning.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat