“Anija fantazmë” zbulohet në brigjet japoneze me 8 trupa të pajetë

Azia

“Anija fantazmë” zbulohet në brigjet japoneze me 8 trupa të pajetë

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 09:34
Japoni

Një anije misterioze me trupat e pajetë të 8 personave është zbuluar pranë brigjeve të Japonisë.

Zyrtarët japonezë ende nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare për origjinën e nisjes së anijes, ndërsa po hetojnë për këtë, ata kanë thënë se dyshohet që barka prej druri të jetë nisur nga Koreja e Verit.

Anija 23 metra e gjatë u zbulua në Oga, një qytet bregdetar në prefekturën Akita në verilindje të Japonisë. 

Mediat Japoneze, të cilët shkruajnë se anija mund të jetë nisur rreth 500 kilometra nga bregdeti i Koresë së Veriut, thonë se disa prej viktimave i kishin mbetur vetëm kockat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat