Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan janë vrarë tre militantë

Azia

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan janë vrarë tre militantë

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 10:14
Pamje e aeroplanit amerikan pa ekuipazh i tipit MQ-1

Nga sulmi i një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara në një kompleks të militantëve afër kufirit të Pakistanit me Afganistanin, janë vrarë tre militantë, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, zyrtarë të inteligjencës së Pakistanit.

Fluturakja pa ekuipazh i ka lansuar dy raketa në kompleksin e komandantit të rrjetit militant, Haqqani, në rajonin fisnor Kurram, sot herët në mëngjes, kanë thënë zyrtarët, që kanë folur në kushte të anonimitetit, pasi nuk ishin të autorizuar për të folur me media.

Sipas tyre, është e paqartë nëse komandanti, Abdur Rasheed, ishte në këtë kompleks në momentin e sulmit.

Nuk ka pasur komente zyrtare nga qeveria paksitaneze apo militantët.

Pakistani i kundërshton sulmet me aeroplanë pa ekuipazh, duke thënë se e cenojnë sovranitetin pakistanez dhe pretendon se i ka shkatërruar bazat e militantëve në atë rajon.

Megjithat, konsiderohet se sulme e këtilla në mëynrë efektive i kanë goditur caqet ku strehohen militantët, që operojnë në të dy anët e kufirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat