Ushtria ruse simulon ndërhyrjen në Korenë Veriore - Bota Sot
Ushtria ruse simulon ndërhyrjen në Korenë Veriore

Azia

E martë, 12 dhjetor 2017

Ushtria ruse simulon ndërhyrjen në Korenë Veriore

Nga: A.S Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 09:41
Kim Jong-un mund të përballet edhe me trupat ruse

Vladimir Putin ka vendosur një numër të madh të trupave ushtarake pranë kufirit me Korenë Veriore pas testimit të fundit të raketave nga ana e diktatorit, Kim Jong-un, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Testi i fundit raketor tregojnë se Veriu ka hedhur një raketë të re që besohet të jetë një nga më të përparuarit krahasuar me armët e më hershme.

Në Korenë Veriore thonë se raketat e tyre janë të afta për të goditur edhe territorin e SHBA-ve.

Për këtë, presidenti rus vendosur trupa në kufirin e vetëm të Rusisë me Veriun.

Sipas Newsweek, ushtarët rusë po praktikojnë operacione të uljes në Korenë e Veriut pas lançimit të raketës ndërkontinentale.

Raportohet se ushtarët rus po simulojnë një sulm për ndërhyrje në Korenë Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test