Afganistan: Një grup i afërt me ISIS-in i vrau dy pjesëtarë të sigurisë

Azia

Afganistan: Një grup i afërt me ISIS-in i vrau dy pjesëtarë të sigurisë

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 17:59
Ilustrim

Së paku dy pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë dhe 10 ushtarë dhe civilë janë plagosur, në provincën lindore Nangarhar, kanë thënë sot zyrtarët.

Një i vrarë ishte pjesëtar i shërbimit të inteligjencës, ndërsa tjetri ishte drejtor i njësisë së inteligjencës së qytetit, Xhalalabad, ka thënë një zëdhënës lokal.

Sulmi ndodhi pasi një raketë ishte hedhur në drejtim të një stacioni privat Televiziv në Xhalalabad, ndërsa kur pjesëtarët e sigurisë arritën në vendin e ngjarjes, ka pasur eksplodim.

Një grup i afërt me ekstremistët e Shtetit Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për sulm.

Në një incident tjetër, një bombë magnetike e ngjitur në një tendë të rekrutëve të ushtrisë afgane në kryeqytetin Kabul, ka eksploduar duke i lënduar së paku tre vetë.

Për këtë sulm, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Bombat magnetike janë një taktikë e re, me të cilën militantët po i sulmojnë zyrtarët qeveritarë në Afganistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat