Izraeli sulmon bazën ushtarake iraniane pranë Damaskut

Azia

Izraeli sulmon bazën ushtarake iraniane pranë Damaskut

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 21:49
ilustrim

Avionë luftarakë izraelitë kanë bombarduar “një bazë ushtarake iraniane në ndërtim pranë kryeqytetit sirian Damask”. Lajmi bëhet i ditur nga burime të shtypit pranë presidentit Asad, të cituara nga gazeta izraelite “Haaretz” në versionin e saj ‘online’.

Mbrojtja kundërajrore siriane, raporton i njëjti burim, duke cituar “Sky Neës Arabia”, kanë reaguar duke qëlluar me raketë kundër avionëve izraelitë.

Sipas burimeve, sulmi ajror është kryer nga hapësira ajrore libaneze dhe ka shënjestruar instalimet pranë qytezës al Kisëa, rreth 13 km nga Damasku. Mediat qeveritare siriane, kanë thënë se mbrojtja kundërajrore vendase ka arritur të shkatërrojë të paktën dy nga raketat të qëlluara nga avionët izraelitë. Televizioni shtetëror, ka shtuar se sulmi ka provokuar dëme materiale, duke lënë të kuptojë se raketa të tjera rrezikojnë të qëllohen në orët në vijim.

Sipas burimeve lokale, të cituara nga televizioni panarab “Al Jazeera”, sulmi ishte drejtuar kundër siteve ushtarake qeveritare dhe vendqëndrimeve të milicive shiite libaneze Hazbollah, aleat i Damaskut dhe Teheranit.

Të njëjtat burime, kanë shtuar se shpërthime të forta janë dëgjuar edhe në kryeqytet. Sipas Organizatës Kombëtare për të Drejtat e Njeriut, ndërprerje të energjisë elektrike është raportuar në rrethinat e Damaskut pas sulmit, i cili ndodhi rreth gjysmë ore pas mesnatës me orën lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat