13 të vdekur nga përplasja e një anije në Korenë e Jugut - Bota Sot
13 të vdekur nga përplasja e një anije në Korenë e Jugut

Azia

E hënë, 11 dhjetor 2017

13 të vdekur nga përplasja e një anije në Korenë e Jugut

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 09:27
Kore e Jugut

Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një anije peshkimi u përplas me një cisternë prej 336 tonësh në bregun e Koresë së Jugut.

Dy të tjerë janë zhdukur, tha roja bregdetare e Koresë së Jugut, kërkimi ende po vazhdon.

Varka e peshkimit, mbante 20 pasagjerë dhe dy ekuipazhe të një turneu për përshkim në kohën e përplasjes.

Helikopterë të marinës dhe dhjetëra anije po marrin pjesë në kërkim në jugperëndim të Incheon, pranë ishullit Yeongheung.

Shtatë persona u dërguan në spital për t’u trajtuar.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap tha se përplasja ndodhi nëntë minuta pasi varkë u nis nga bregu.

“Nuk ka ndonjë problem specifik lidhur me kushtet e motit”, u tha gazetarëve një përfaqësues i rojës bregdetare. “Po hetojmë se si ndodhi aksidenti”.

Temperaturat e ujit të ftohtë gjithashtu mund të kenë kontribuar në viktima, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test