Izrael: Protestë masive kundër korrupsionit dhe Netanyahut

Azia

Izrael: Protestë masive kundër korrupsionit dhe Netanyahut

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 09:52
Benjamin Netanyahu

Afro 20 mijë vetë kanë protestuar në Tel Aviv kundër korrupsionit dhe legjislacionit për të cilin thonë se synon mbrojtjen e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, nga hetimet.

Korrespondentët raportuan se demonstrata e djeshme ishte më e madhja gjatë tubimeve njëjavore kundër Netanyahut, i cili ballafaqohet me akuza për korrupsion.

Propozimi i legjislacionit do ta bllokonte policinë izraelite nga publikimi i gjetjeve dhe dhënia e rekomandimeve te Zyra e prokurorëve për aktakuzat e ndërlidhura me zyrtarët publikë.

Mbështetësit e legjislacionit thonë se do të mbroheshin të drejtat e të dyshuarve, por kritikët kanë thënë se ndryshimet do të shërbenin vetëm për t’i mbajtur informacionet larg nga opinioni për hetimet penale ndaj Netanyahut.

Kryeministri Netanyahu është i dyshuar për involvim në dy hetime për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës, përfshirë akuzat se ai ka marrë dhurata nga shefi i njohur i Hollivudit i lindur në Izrael, Arnon Milchan, dhe nga miliarderi australian, James Packer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat