Jordania paralajmëron SHBA-të: Njohja e Jerusalemit kryeqytet i Izraelit me pasoja të rrezikshme

Azia

Jordania paralajmëron SHBA-të: Njohja e Jerusalemit kryeqytet i Izraelit me pasoja të rrezikshme

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 09:39
Izraeli

Ministri i Jashtëm i Jordanisë ka paralajmëruar SHBA-të për pasoja të rënda në rast se kjo e fundit e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Ayman Safadi, ka njoftuar ti ketë thënë Sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson se një deklarim i tillë do të shkaktonte zemërim të madh në botën arabe dhe myslimane.

Është spekuluar se presidenti Donald Trump do të  njoftojë së shpejti rreth vendimit për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Jerusalemit, për të përmbushur kështu njërin nga premtimet e tij zgjedhore.

Jared Kushner, dhëndri i Trump, tha se ende nuk ekziston ndonjë vendim në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë që në twitter, Safadi ka shkruar:

"Fola me Sekretarin e amerikan të Shtetit Tillerson për pasojat e rrezikshme të njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Një vendim i tillë do të shkaktonte zemërim në botën arabe, atë myslimane, do të ngrisë  tensione rreth naftës  dhe do të rrezikonte përpjekjet për paqe".

E nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka pasur ende përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat