Jemen, djali i ish presidentit të vrarë thërret popullin në hakmarrje

Azia

Jemen, djali i ish presidentit të vrarë thërret popullin në hakmarrje

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 09:30
Ali Abdullah Saleh

Salah Saleh, djali i ish presidentit të vrarë të Jemenit Ali Abdullah Saleh, ka thirrur popullin e Jemenit dhe mbështetësit e Salehut që t'u hakmerren Husive për vrasjen e babait të tij

Salah Saleh, djali i ish presidentit të vrarë të Jemenit Ali Abdullah Saleh, ka thirrur popullin e Jemenit dhe mbështetësit e Salehut që t'u hakmerren Husive për vrasjen e babait të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas vdekjes së babait, Saleh përmes rrjeteve sociale ka thirrur popullin e Jemenit në hakmarrje.

Ish presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh u vra në Sana, konfirmohet nga Partia e Kongresit të Përgjithshëm Popullor. Një zyrtar i kësaj partie tha se Husit kanë ndaluar autokolonën e Salehut dhe e kanë qëlluar për vdekje pranë Sanas.

Kryengritësit Husi dhe forcat e Salehut në ditët e fundit zhvillojnë luftime të ashpra në Sana dhe rrethinën e saj, çka ka thelluar më tej krizën në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat