Këto ishin fjalët e fundit të ish-presidentit të Jemenit, i vrarë dje

Azia

Këto ishin fjalët e fundit të ish-presidentit të Jemenit, i vrarë dje

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 12:08
Ali Abdullah Saleh

Një burim në Ushtrinë Jemene ka konfirmuar për Sputnikin se është vrarë ish presidenti i Jemenit. Më parë gjatë ditës, një video u postua në internet duke treguar me sa duket trupin e Saleh.

“Ora zero po vjen në fushën e betejës në Sanaa”, tha ish presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh në deklaratën e tij të fundit publike, të cituar të hënën nga transmetuesi “Al Arabiya”. “Vendi duhet të shpëtohet nga çmenduria e grupit Houthi” – kishte deklaruar ai.

Të dielën, Saleh gjithashtu refuzoi të bashkëpunonte me rebelët e Houthit, grupi i njohur zyrtarisht si “Ansar Allah”.

Më parë të hënën, rebelët Houthët shpërthyen me eksplozivë shtëpinë e ish presidentit në Sanaa.

Më vonë gjatë ditës, pamjet e trupit të tij u shfaqën në mediat sociale, me sa duket duke treguar trupin e Salehit. Videoja tregon trupin e njeriut që i ngjan Saleh. Megjithatë, autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar vërtetësinë e videos dhe identitetin e personit të përshkruar, transmeton Periskopi.

Duke folur për “Sputnik Arabia”, një zyrtar i lartë i ushtrisë së Jemenit, Major Gjenerali Yahya al Mahdi, kishte konfirmuar vdekjen e ish-presidentit.

Ushtria e Jemenit është një aleat i “Ansar Allahut”. Sipas Al Mahdi, Saleh u vra disa orë më parë në autostradën Sinhan-Maareb.

Ndërkohë, burimet në Kongresin e Përgjithshëm të Popullit, partia e kryesuar nga Saleh, kanë mohuar informacionin rreth vdekjes së Saleh dhe kanë akuzuar organizatën Houthi për përhapjen e keqinformimit.

Sulmi ndodhi pas një lufte gjashtë-ditore në kryeqytetin e Jemenit midis rebelëve Houthi dhe forcave që mbështetën ish-Presidentin Saleh, duke përfshirë një koalicion ndërkombëtar të udhëhequr nga Sauditët.

Përleshjet shpërthyen pas një përpjekjeje të dyshuar nga rebelët për të kapur xhaminë kryesore në Sanaa. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) tha të hënën se numri i të vrarëve kishte arritur në 125 të vrarë dhe 238 të plagosur gjatë gjashtë ditëve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat