Ushtria e Izraelit plagosi 17 persona, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike, kur shtien mbi demonstruesit që janë mbledhur në protestat në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, me rastin e njohjes amerikane të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
Dhjetëra demonstrues janë mbledhur në kalimin kufitar me Izraelin dhe ka gjuajtur me gurë ushtarët izraelitë në anën tjetër.
Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump dje vendosi për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit, gjë e cila ka shkaktuar kritika nga palestinezët dhe Hamasi.