Grupi palestinez Hezbollah sot njoftoi se mbështet intifadën e re, përkatësisht rebelimin palestinez kundër Izraelit.
“Mbështetim thirrjen për intifadë të re dhe forcimin e rezistencës kundër Izraelit, që është përgjigjja më e madhe dhe më kryesore ndaj vendimit të Amerikës”, porositi lideri i Hezbollahut, Sayyed Hasan Nasrallah, duke iu referuar vendimit amerikan për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.