Presidenti i Koresë Jugore urdhëron ushtrinë e tij që të përgatitet për luftë

Azia

Presidenti i Koresë Jugore urdhëron ushtrinë e tij që të përgatitet për luftë

Nga: A.S Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 09:48
Moon Jae-in, i bën thirrje ushtrisë të përgatitet për luftë

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in i ka bërë thirrje ushtrisë së tij për tu përgatitur për gjendje lufte për shkak të provokimeve nga ana e regjimit të Kim Jong-ut, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Ai po ashtu ka kërkuar nga ushtria amerikane që të kontrollojë më shumë ushtrinë e tij për të qenë në gjendje të rezistojnë në luftë kundër Koresë Veriore.

"Tani për tani, ushtria jonë përballet me një situatë shumë serioze ku kërcënimet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut po bëhen më të shpejta dhe me të rrezikshme", ka thënë presidenti Jae-in.

"Roli i ushtrisë është më i rëndësishëm se kurrë. Ushtria është linja jonë e fundit e mbrojtjes kundër armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe kërcënimeve të raketave".

Presidenti Moon u bëri thirrje komandantëve të tij të lartë ushtarakë për të diskutuar mënyrat e trajtimit me ushtrinë e Kim Jong-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat