Zyrtari i OKB-së viziton Korenë V., pas tensioneve bërthamore

Azia

Zyrtari i OKB-së viziton Korenë V., pas tensioneve bërthamore

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 10:25
Pamje të testimit të raketës balistike ndërkontinetale nga Koreja Veriore

Shefi i çështjeve politike në Kombet e Bashkuara, Jeffrey Feltman po qëndron në kryeqytetin e Koresë Veriore, Phenian.

Ai është zyrtari më i lartë në Kombet e Bashkuara, që deri më tash ka vizituar shtetin e izoluar që nga viti 2012.

Feltman nuk ka folur për gazetarët rreth vizitës së tij, mirëpo mediat verikoreane kanë publikuar një deklaratë qeveritare, duke thënë se Feltman ka shprehur dëshirën për të ulur tensionet rreth programit të armëve dhe atij bërthamor të Koresë Veriore.

“Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin rreth situatës së Gadishullit Korean dhe kanë shprehur vullnet për të punuar në uljen e tensioneve në këtë zonë, në pajtim me Kartën e OKB-së, e cila bazohet në paqe dhe siguri ndërkombëtare”, është thënë në deklaratën qeveritare.

Në po të njëjtën ditë, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, ka thënë në Pekin se, “shpresat për paqe nuk duhet të shuhen”, duke shtuar se “ende ekziston perspektiva për negociata”.

Koreja Veriore dhe Shtetet e Bashkuara i kanë drejtuar akuza të ashpra njëra-tjetrës gjatë muajve të fundit.

Më 29 nëntor, Pheniani ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale, e cila është thënë se ka kapacitet për të godituar SHBA-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat