Grindja për Jeruzalemin: dy të vdekur qindra të plagosur

Azia

Grindja për Jeruzalemin: dy të vdekur qindra të plagosur

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 10:42
Jeruzalem

Goma makinash që digjen, gurë që hidhen anë e mbanë: Pas njohjes së Jeruzalemit nga SHBA-ja si kryeqytet i Izraelit vendi i shenjtë po tronditet nga trazirat. Në Këshillin e Sigurimit amerikanët po hasin në kritika.

Pas njohjes së Jeruzalemit nga SHBA-ja si kryeqytet i Izraelit, si pasojë e trazirave në Jeruzalem dhe në territoret palestineze kanë gjetur vdekjen më se 750 janë plagosur. Shumë prej tyre kanë pësuar plagë prej të shtënave, shumica nga plumba gome, sikurse njofton shërimi palestinez i shpëtimit Gjysmëhëna e Kuqe. Policia izraelite ishte prezente në Jeruzalem me trupa të përforcuara. Në Jordanin Perëndimor janë vendosur batalione shtesë të ushtrisë së Izraelit. Hantifada e tretë, si dhe e shpalli të premten "ditën e indinjatës".

Në një seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit SHBA hasi në kritika masive të 14 anëtarëVE të këtij forumi. Vendimi i SHBA-së për ta njohur Jeruzalemin kryeqatet të Izraelit është „një rast i rrezikshëm precedent“, tha ambasadori i Egjiptit të OKB, Amr Abdellatif Aboulatta. Ambasadorët e Britanisë së Madhe Suedisë, Italisë dhe Gjermanisë përmes një deklarate të përbashkët komunikojnë, se ky vendim nuk është në përputhje me rezolutat e OKB-së dhe nuk është i dobishëm për situatën.

Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat tha në televizionin Al-Jeezira, se populli i tij do të negociojë sërish me SHBA, vetëm pasi presidenti Trump ta tërheqë vendimin e tij. Pas këtij vendimi, sikurse njoftojnë përfaqësues të lëvizjes Fata, presidenti palestinez Mahmud Abbas nuk do ta takojë nënpresidentin e SHBA-së Mike Pence sipas planifikimit në Bethlehem./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat