Pas 35 vitesh Arabia Saudite autorizon hapjen e kinemave

Azia

Pas 35 vitesh Arabia Saudite autorizon hapjen e kinemave

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 14:03
Arabia Saudite

Arabia Saudite do të autorizojë hapjen e sallave të kinemave duke nisur nga fillimi i vitit 2018 duke hequr një ndalim në fuqi që prej më shumë se 35 vitesh kundër këtyre vendeve argëtuese, njoftoi sot Ministria saudite e Kulturës.

“Autoritetet do shpërndajnë që prej këtij momenti leje shfrytëzimi”, sipas të njëjtit burim.

“Ky është një moment kyç në zhvillimin e ekonomisë kulturore në vend”, deklaroi ministri i Kulturës, Awad al-Awad në komunikatë.

Në kuadër të një plani ambicioz reformash ekonomike dhe sociale mbështetur nga princi trashëgimtar, Mohammed ben Salmane, qeveria po përpiqet të promovojë format e argëtimit, koncerte, spektakle, kinema në mbretëri pavarësisht kundërshtimit të shumë ultrakonservatorëve.

Në muajin janar, myftiu i Arabisë Saudite kundërshtoi hapjen e mundshme të sallave të kinemave duke konfirmuar se këto ishin burime shthurjeje.

Edhe pse sallat e kinemave ishin të ndaluara, kinemaja saudite ka filluar të njihet ndërkombëtarisht.

Komedia romantike “Barakah Meets Barakah” nga Mahmoud Sabbagh është shfaqur gjithashtu në Berlinale ndërkohë që “Wadjda” nga Haifaa Al-Mansour në vitin 2013 ka qenë filmi i parë kombëtar që merr pjesë në Oscars duke u shpallur filmi më i mirë i huaj.

Mes reformave të tjera, Riadi njoftoi në shtator heqjen e ndalimit të drejtimit të makinës nga gratë duke nisur nga viti 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat