Ngecin sërish bisedimet për paqe në Siri

Azia

Ngecin sërish bisedimet për paqe në Siri

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 08:35
I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura

Bisedimet e rrethit të tetë për paqe në Siri kanë përfunduar pa ndonjë zhvillim në Gjenevë.

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, e ka cilësuar këtë ngjarje si “humbje të një mundësie të madhe”.

Ai e ka fajësuar më shumë qeverinë e presidentit sirian, Bashar al- Assad, pasi sipas tij, Assad ka kërkuar nga grupet opozitare të pranojnë mundësinë e një roli të tij gjatë trazicionit politik në vend.

Kjo çështje ka bllokuar zhvillimin e mëtejmë të bisedimeve edhe në negociatat e kaluara.

De Mistura ka thënë se ai nuk ka mundur t’i bindë të dy palët të flasin drejtpërdrejt me njëra-tjetrën.

Lideri opozitar për negociata, Nasr Hariri ka thënë se procesi i paqes është ‘në rrezik të madh”, duke shtuar se fuqitë botërore duhet t’i bëjnë më shumë presion Assadit për të negociuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat