Tërmet i fuqishëm në Indonezi, një i vdekur

Azia

Tërmet i fuqishëm në Indonezi, një i vdekur

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 23:16
ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot në mbrëmje Javan, ishulli kryesor i Indonezisë, njoftoi Instituti Gjeologjik amerikan (USGS).

“Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 91 kilometrash dhe të paktën një kilometër nga qyteti bregdetar i Cipatujah”, deklaroi USGS.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë deri në Xhakarta, rreth 300 kilometra nga epiqendra, si dhe në qytete të tjera të Javas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat