Adoleshentja që shkoi në Irak për ISIS’in: E shkatërrova jetën time

Azia

Adoleshentja që shkoi në Irak për ISIS’in: E shkatërrova jetën time

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 08:22
Ilustrim

Një adoleshente gjermane që po përballet me dënimin me vdekje në Irak ka treguar se si e ka shkatërruar jetën e vet me vendimin për t’iu bashkuar ISIS’it dhe për të marrë pjesë në luftën e xhihadit

Linda Wenzel, që ishte 15 vjeç kur shkoi në Irak dhe u martua me një ekstremist islamik, thotë që tash nuk e ka idenë se si ka shkuar në ISIS dhe shton se me këtë vendim e ka shkatërruar jetën e saj.

Ajo tash po pret me ankth gjykimin në Bagdad, pasi Iraku nuk ka marrëveshje ekstradimi me Gjermaninë, duke ia pamundësuar asaj gjykimin në shtetin e vet.

Ajo thotë se asnjëherë nuk ka luftuar për ISIS’in, por e pranon që ka falsifikuar nënshkrimin e nënës së saj, që si e mitur i duhej për të nxjerrë biletën drejt Stambollit, prej nga kaloi për në Irak.

Wenzel u takua me familjarët e saj pas një viti. Megjithatë, mbetet të shihet nëse prokurorët do të kërkojnë dënim me vdekje për të.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat