Sulm ndaj kishës kopte në Kajro, 10 të vrarë

Azia

Sulm ndaj kishës kopte në Kajro, 10 të vrarë

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 16:18
Ilustrim

Të paktën dhjetë persona, përfshirë edhe një sulmues, janë vrarë sot afër një kishte kopte në jug të Kajros, njoftuan autoritetet vendore.

Dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj kishës kopte në Helwan.

Njëri nga sulmuesit është vrarë, ndërsa tjetri është arrestuar pak kohë pas sulmit.

Dy zyrtarë policorë janë në mesin e të vrarëve.

Zyrtarët thanë se gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur të paktën pesë persona.

Asnjë grup deri më tash nuk ka marrë përgjegjësinë lidhur me sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat