Pakistani reagon ndaj Trump: Jemi të gatshëm, bota do ta di të vërtetën

Azia

Pakistani reagon ndaj Trump: Jemi të gatshëm, bota do ta di të vërtetën

Më: 1 janar 2018 Në ora: 23:45
Kryeministri i Pakistanit, Shahid Abasi

Kryeministri i Pakistanit, Shahid Abasi, ka thirrur për nesër mbledhjen e qeverisë për shkak të akuzave të presidentit amerikan Donald Trump.

Përveç kësaj, Abas ka thirrur edhe takimin e Komitetit për siguri kombëtare, ndërkohë që Ministria e Jashtme e Pakistanit ka ftuar ambasadorin amerikan David Haley për bisedë rreth deklaratës së Trump, transmetojnë mediat amerikane.

Zyrtarë të paemëruar të ministrisë thanë se Pakistani ka bërë një protestë të ashpër dhe ka kërkuar sqarime rreth komenteve të Trump.

Presidenti amerikan më herët tha se SHBA për 15 vjet ka ndihmuar Pakistanin me 33 miliardë dollarë dhe nuk ka marrë asgjë si shpërblim, duke premtuar ndërprerjen e kësaj ndihme.

“Ata i ofrojnë strehim terroristëve, të cilët i ndjekim në Afganistan. Nuk ka më”, ka shkruar Trump në Twitter.

Agjencia e lajmeve britanike Reuters shkruan se nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi kritikën e Trump ndaj Pakistanit, por kujton se ka kohë që është ankuar se Islamabadi nuk po kontribuon sa duhet për të luftuar ekstremistët islamikë dhe se administrata e tij ka njoftuar se do të shqyrtojë nëse do të vazhdojë ndihmat për Pakistanin.

Ministri i Punëve të Jashtme i Pakistanit, Kavaja Asif, ka thënë për "Geo TV", se vendi i tij “tashmë i ka thënë mjaft Amerikës”, kështu që deklarata e Trump “mjaft ishte” tashmë “nuk ka rëndësi”.

Asif tha se Trump ishte i zhgënjyer që SHBA humbën një luftë 16-vjeçare në Afganistan dhe dëshirojnë t’ia hedhin fajin Pakistanit.

Ai ka porositur se Pakistani është i gatshëm të “publikojë të gjitha detajet e ndihmës amerikane”. Asif njoftoi në Twitter se qeveria e tij po përgatit përgjigjen dhe se “bota do të di të vërtetën”.

Ndryshe, muajin e kaluar zëvendës presidenti amerikan Michael Pence  deklaroi se Pakistani “u ka dhënë strehë talibanëve dhe shumë organizatave terroriste për një kohë të gjatë”.

“Presidenti Trump është paralajmëruar për Pakistanin," tha Pence.

Ambasadori i Afganistanit në Uashington, Hamdulah Mohib, njoftoi në Twitter se “cicërimat’ e Trump janë “një mesazh premtues për afganët që kanë vuajtur shumë gjatë në duart e terroristëve të vendosur në Pakistan”.

Ambasada pakistaneze në Uashington nuk ka komentuar akuzat e SHBA-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat