Palestinezët reagojnë ndaj kërcënimit për prerjen e fondeve të SHBA

Azia

Palestinezët reagojnë ndaj kërcënimit për prerjen e fondeve të SHBA

Më: 3 janar 2018 Në ora: 19:33
Hanan Ashrawi dhe Mahmoud Abbas

Një zyrtare e lartë palestineze tha të mërkurën se palestinezët nuk do të shantazhohen nga kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për të ndërprerë ndihmat.

Zyrtarja palestineze Hanan Ashrawi tha se presidenti Trump ka sabotuar përpjekjet e palestinezëve për paqe, liri dhe drejtësi. Ajo shtoi se presidenti amerikan madje po fajëson palestinezët për pasojat e veprimeve të tij të papërgjegjshme.

Presidenti Trump shkroi në twitter të martën se e ka hequr çështjen e Jeruzalemit, pjesa më e vështirë e negociatave, nga tryeza e bisedimeve. Por pyeste: "tani që palestinezët nuk janë më të gatshëm të flasin për paqen, pse duhet të vazhdojmë pagesat masive të ndihmave për ta në të ardhmen?"

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley tha se Shtetet e Bashkuara mund të ndërpresin kontributin e tyre për një agjenci të OKB-së që u jep ndihmë humanitare palestinezëve.

"Unë mendoj se presidenti në thelb ka thënë se ai nuk dëshiron të japë ndonjë financim shtesë ose të ndalojë financimin derisa palestinezët të pranojnë të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe ajo që pamë me rezolutën nuk ishte e dobishme për situatën."

Presidenti palestinez Mahmud Abbas thotë se janë Shtetet e Bashkuara ato që janë larguar nga bisedimet e paqes duke njohur Jerusalemin si kryeqytetin e bashkuar të Izraelit dhe duke planifikuar taa zhvendosin atje ambasadën amerikane që aktualisht është në Tel Aviv.

Asambleja e Përgjithshme e Përgjithshme votoi me shumicë dërrmuese muajin e kaluar kundër njohjes nga Uashingtoni të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat