Rrëzohet një aeroplan luftarak saudit

Azia

Rrëzohet një aeroplan luftarak saudit

Më: 7 janar 2018 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Forca Ajrore Mbretërore e Arabisë Saudite njoftoi se të dy pilotët, aeroplani i të cilëve u rrëzua gjatë operacionit në Jemen, u shpëtuan.

Rebelët Al-Masira në Jemen thanë sot se aeroplani Tornado u godit në hapësirën ajrore të Jemenit, ndërsa rebelët Huti thanë se ka rrëzuar aeroplanin.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, që lufton në Jemen, thotë se pilotët nuk janë plagosur dhe se forcat tokësore dhe ato ajrore i kanë evakuuar në Arabinë Saudite.

Koalicioni nuk ka bërë të ditur vendin ku ndodhi aksidenti.

Disa aeroplanë sauditë dhe luftarakë të Emirateve u rrëzuan rreth Jemenit gati tre vjet më parë, kur koalicioni filloi fushatën kundër rebelëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat