Kina: "Mendësi e Luftës së Ftohtë" mbrapa takimit në Vankuver për Korenë V.

Azia

Kina: "Mendësi e Luftës së Ftohtë" mbrapa takimit në Vankuver për Korenë V.

Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:47
Flamuri kinez, ilustrim

Autoritetet kineze kanë thënë se “mendësia e Luftës së Ftohtë”, ka qenë mbrapa takimit të aleatëve të Shteteve të Bashkuara, rreth asaj, se si të ballafaqohen me kërcënimin bërthamor të Koresë Veriore, duke shtuar se ky takim rrezikon ndarjen e mendimeve ndërkombëtare lidhur me këtë çështje, transmeton AP.

Kina nuk ka qenë e ftuar në mbledhjen e 20 kombeve në Vankuver, derisa zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang, ka thënë se përjashtimi i Kinës dhe vendeve të tjera në këtë çështje, nuk është ndihmesë për zgjidhjet e problemit.

“Takimi i thirrur nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanda, në emër të Komandës së Kombeve të Bashkuara duket se reflekton mendësi të Luftës së Ftohtë”, ka thënë Lu.

“Mbajtja e një takimi, ku nuk janë pjesë palët e përfshira në çështjen bërthamore të Gadishullit Korean, nuk do të ndihmojë në promovimin e një zgjidhjeje të duhur për këtë çështje”.

Kina është aleti kryesor si ekonomik ashtu edhe diplomatik i Koresë Veriore, mirëpo ka nënshkruar rezolutën e Kombeve të Bashkuara për t’i ashpërsuar sanksionet ndaj regjimit të liderit verikorean, Kim Jong Un.

Pjesë e këtij takimi ishin ministrat e punëve të Jashtme dhe diplomatë të lartë të vendeve pjesëmarrëse, të cilat kanë dërguar trupa apo ndihmë humanitare në Komandën e Kombeve të Bashkuara, për të përkrahur Korenë Jugore në luftën kundër Koresë Veriore dhe aleatëve të saj gjatë luftës koreane më 1950-1953.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat