Luftë midis Turqisë dhe Sirisë: katër raketa godasin qytetin kufitar turk

Azia

Luftë midis Turqisë dhe Sirisë: katër raketa godasin qytetin kufitar turk

Më: 21 janar 2018 Në ora: 11:19
Lufta

Një ditë pas fillimit të një operacioni ushtarak turk në Sirinë fqinje, katër raketa të shkrepura nga territori sirian goditën qytetin turk të Kilis mëngjesin e hershëm të së dielës.

Nga ana tjetër, tanket turke janë futur në Afrinin sirian dhe po mbështesin Ushtrinë e Lirë Siriane të opozitës në një operacion kundër formacioneve kurde, njoftoi televizioni NTV, duke iu referuar një burimi ushtarak.

Turqia nisi një operacion ushtarak të shtunën, duke kryer sulme ajrore kundër militantëve kurdë në krahinën siriane të Afrinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat