Të paktën 18 persona të vdekur nga sulmi i talibanëve në Kabul

Azia

Të paktën 18 persona të vdekur nga sulmi i talibanëve në Kabul

Më: 21 janar 2018 Në ora: 17:42
Pamje të hotelit ku ka ndodhur sulmi në Kabul, Afganistan

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për një sulm në një hotel luksoz në Kabul, në të cilin të paktën 18 persona kanë vdekur, ndonëse raportohet se shifrat mund të rriten.

Disa sulmues me armë zjarri janë përleshur për 12 orë me forcat e sigurisë, në sulmin që ka nisur në ditë më pare.

Ministria e Brendshme ka njjoftuar se të paktën tre sulmues janë vrarë.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish ka thënë, se në mesin e 18 personave të vdekur, prej tyre 14 janë të huaj.

Është bërë e ditur se disa kanë qenë ukrainas.

Më shumë se 150 persona, duke përfshirë 40 të huaj janë liruar nga personeli i sigurimit pas sulmit.

Fillimisht është raportuar për katër sulmues, ndërsa talibanët kanë thënë se kanë qenë pesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat