Rusia i shet Arabisë Saudite panele diellore

Azia

Rusia i shet Arabisë Saudite panele diellore

Më: 21 janar 2018 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Ministri rus i Energjisë, Alexander Novak, tha se Rusia është duke negociuar me Arabinë Saudite për shitjen e paneleve diellore në atë vend arab, raporton TASS.

Autoritetet saudite kanë njoftuar kohët e fundit planet kryesore lidhur me investimet në burimet e ripërtërira të energjisë.

"Ne po flasim për këtë temë," u tha Novak gazetarëve në Muskat, kryeqytetin e Omanit.    

Bloomberg më herët njoftoi se Arabia Saudite dëshiron të zhvillojë përdorimin e energjisë diellore dhe erës për të reduktuar konsumin e naftës dhe për të eksportuar më shumë nga kjo energji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat