Kabul: Numri i të vrarëve në sulmin në hotel arriti në 30 vetë

Azia

Kabul: Numri i të vrarëve në sulmin në hotel arriti në 30 vetë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 10:28
Pamje nga hoteli në Kabul gjatë sulmit të militantëve talibanë

Zyrtarët e lartë të sigurisë në Afganistan thonë se së paku 30 vetë janë vrarë në sulmin në hotelin Intercontinental në kryeqytetin Kabul, nga militantët talibanë dhe kanë tërhequr vërejtjen se numri i të vrarëve mund të rritet.

Sipas këtyre zyrtarëve, ndër të vrarët ka punëtorë të hotelit, mysafirë dhe pjesëtarë të forcave të sigursë, të cilët janë përleshur me sulmuesit. Në mesin e të vrarëve janë edhe 14 persona të jashtëm.

Në disa raporte lokale theksohet se janë vrarë 40 vetë.

Zyrtarët thanë se gjashtë sulmues, po ashtu, janë vrarë nga forcat e sigurisë, megjithqë në disa raporte theksohet se ishin vetëm pesë sulmues.

Militantët, të veshur me uniforma ushtarake, e filluan sulmin pardje në mbrëmje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat