Luftime të ashpra mes trupave turke dhe kurdë në Siri

Azia

Luftime të ashpra mes trupave turke dhe kurdë në Siri

Më: 22 janar 2018 Në ora: 21:05
ushtria kurde

Luftë e ashpër është ndezur sot mes trupave turke dhe forcave kurde në enklavën kurde në Siri.

Siç njofton AP, enklava kurde në pjesën veriperëndimore siriane, është duke u përballur me sulmin e ashpër të forcave turke, të cilët po tentojnë të shuajnë milicinë kurdë, një aleate e SHBA-ve në luftën kundër Shtetit Islamik.

Përleshjet midis trupave turke dhe luftëtarëve kurdë, kërcënojnë zgjerimin fushës së frontit të ri në luftën siriane, pasi Turqia i është kundërvë aleatit kryesor të Uashingtonit në rajon.

Sulmi i ushtrisë turke filloi të shtunën, duke ngritur tensionet në konfliktin tashmë të komplikuar sirian dhe duke kërcënuar me raportet e mëtejshme mes Turqisë dhe SHBA-ve, të dy aleatë në NATO.

Turqia thotë se synon të krijojë një "zonë të sigurt" të thellë 30 kilometra në Afrin, enklavë e kontrolluar nga kurdët në kufirin e saj.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së caktuar mbledhje për sonte, për të diskutuar situatën në këtë rajon.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake dhe logjistike për një grup të udhëhequr nga kurdët të njohur si Forcat Demokratike të Sirisë, që kryesoi luftën kundër ISIS-it në Siri. Me humbjen e ISIS-it në Siri dhe Irak, Shtetet e Bashkuara thanë se do të krijonte një forcë kufitare prej 30,000 forcash të anëtarëve ekzistues të kurdëve dhe arabëve, për të siguruar që nuk do të kishte kthim të ISIS-it. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat