Pesë ushtarë të vdekur nga sulmi në Kabul, IS merr përgjegjësinë - Bota Sot
Pesë ushtarë të vdekur nga sulmi në Kabul, IS merr përgjegjësinë

Azia

E diel, 25 shkurt 2018

Pesë ushtarë të vdekur nga sulmi në Kabul, IS merr përgjegjësinë

Më: 29 janar 2018 Në ora: 08:08
Anëtar i personelit të sigurisë në vendin ku ka ndodhur sulmi sot në Kabul.

Ministria e Mbrojtjes në Afganistan ka thënë se të paktën pesë militantë kanë sulmuar rojet ushtarake, afër akademisë kryesore ushtarake në Kabul, duke lënë të vdekur pesë persona dhe duke plagosur 10 të tjerë.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ditës së sotme, përmes agjencisë së tyre të lajmeve Amaq.

Ky sulm vjen pas disa akteve të tjera të përgjakshme në kryeqytetin afgan, për të cilat talibanët kanë marrë përgjegjësinë.

Zëdhënësi, Dawlat Waziri, ka thënë, se bomba vetëvrasëse ka sulmuar njësinë për mbrojtjen e Akademisë ushtarake, Marshal Fahim dhe më pas sulmuesit kanë nisur betejën me armë zjarri në të cilën kanë vdekur pesë ushtarët afganë.

Waziri i ka thënë Shërbimit të Afganistanit të Radios Evropa e Lirë, se dy militantë kanë kryer sulme vetëvrasëse, dy janë vrarë gjatë betejës dhe tjetri është zënë i gjallë.

Personeli i akademisë ushtarake ka qenë cak i një sulmi të talibanëve më 21 tetor, në të cilin kanë mbetur të vdekur të paktën 15 kadetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test