Arabia Saudite grumbullon 107 miliardë dollarë nga të dyshuarit për korrupsion

Azia

Arabia Saudite grumbullon 107 miliardë dollarë nga të dyshuarit për korrupsion

Më: 30 janar 2018 Në ora: 16:45
Shejh Saud Al Mojeb

Arabia Saudite thotë se tashmë ka mbledhur më shumë se 107 miliardë dollarë nga njerëzit e arrestuar gjatë një aksioni për kundër korrupsion.

Shumica e të dyshuarve janë liruar nga paraburgimi pasi kanë rënë dakord të paguajnë “në lloje të ndryshme të aseteve, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, subjekte komerciale, letra me vlerë, para të gatshme dhe pasuri të tjera”, tha të martën Prokurori i Përgjithshëm i Arabisë Saudite, Shejh Saud Al Mojeb.

Autoritetet saudite tani janë në përfundim të hetimeve që filloi më 4 nëntor, kur autoritetet arrestuan dhjetëra zyrtarë qeveritarë dhe biznesmenë të shquar.

Shejh Saud tha se 381 persona u janë nënshtruar hetimeve. Disa u liruan pasi zyrtarët nuk ishin në gjendje të siguronin ‘prova të mjaftueshme’ për të mbështetur akuzat kundër tyre, ndërsa të tjerët u liruan pas ‘pranimit të akuzave për korrupsion’ dhe negocimit me qeverinë.

Prokurori i përgjithshëm tha se 56 vetë mbetën në paraburgim.

Një nga të dyshuarit më të lartë është miliarderi Alwaleed bin Talal, i cili u lirua të shtunën.

Kushtet e lirisë së tij mbeten të paqarta dhe ministria e Informacionit të vendit tha se nuk do të komentonte mbi gjendjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat