Presidenti afgan ofron mundësi për të biseduar me disa talibanë

Azia

Presidenti afgan ofron mundësi për të biseduar me disa talibanë

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 16:36
Forcat e sigurisë në Kabul, pas sulmit të përgjakshëm disa ditë më parë, foto nga arkivi

Presidenti afgan, Ashraf Ghani e ka lënë të hapur mundësinë e bisedimeve me militantët, të cilët dëshirojnë të kenë paqe, mirëpo ai ka thënë se dera është e mbyllur për rata që shkaktojnë tragjedi, sikur sulmi i fundit në Kabul, transmeton Rueters.

Sulmi i 20 janarit në Hotelin Intercontinental në Kabul dhe sulmi me bombë vetëvrasëse në rrugën e populluar në qendër të qytetit një javë më vonë ka shkaktuar zemërin dhe presion për qeverinë e mbështetur nga Perëndimi për të rritur sigurinë.

Në këto sulme, në të cilat kanë vdekur më shumë se 130 persona dhe talibanët kanë marrë përgjegjësinë, kanë rritur dyshimet për përpjekjet afatgjata për të inicuar bisedimeve me kryengritësit.

Zyra e presidentit ka thënë të martën se militantët kanë kaluar “vijën e kuqe” dhe se paqja mund të fitohet vetëm në fushëbetejë.

Mirëpo Ghani ka lënë të hapur mundësine e bisedimeve me disa militantë, gjatë një fjalimi me disa klerikë islamikë në Kabul.

“Ata që janë përgjegjës për këtë tragjedi dhe nuk dëshirojnë paqe, dera e paqes është e mbyllur për ata”, ka thënë Ghani.

Presidenti amerikan, Donald Trump duket se ka hedhur poshtë përpjekjet për paqe gjatë ditës së hënë kur ka dënuar dhunën e talibanëve në Kabul dhe ka kundërshtuar idenë e bisedimeve.

Vitin e kaluar presidenti Trump ka udhëruar rritje të trupave amerikane, në ndihmë të forcave afgane.

Afganistani e ka akuzuar tashmë një kohë të gjatë Pakistanin fqinj për krijimin e strehave të sigurta për talibanët.

Pakistani i hedh poshtë këto akuza.

Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar kanë thënë se do të pezullojnë ndihmat në sektorin e sigurisë në Pakistan, duke u ankuar se nuk është duke bërë mjaftueshëm për të luftuar strehat e militantëve atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat