Rrëzohet një bombardues rus në Siri

Azia

Rrëzohet një bombardues rus në Siri

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 18:40
Ilustrim

Një aeroplan luftarak rus është rrëzuar sot në rajonin Idlib të Sirisë, i kontrolluar nga rebelët.

Siç raporton BBC aeroplani ishte i tipit "Sukhoi 25" dhe piloti është larguar para rrëzimit të aeroplanit.

Lajmin për rrëzimin e aeroplanit e ka konfirmuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, kurse nuk janë bërë të ditur të dhëna tjera se kush e ka rrëzuar aeroplanin dhe nëse piloti ka arritur të shpëtojë.

Rusia së bashku me aleatët sirianë ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj caqeve rebele në këtë zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat