Dhjetëra civilë të vrarë nga sulmet e forcave siriane - Bota Sot
Dhjetëra civilë të vrarë nga sulmet e forcave siriane

Azia

E diel, 25 shkurt 2018

Dhjetëra civilë të vrarë nga sulmet e forcave siriane

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 15:39
Gouta Lindore, Siri

Së paku 23 civilë janë vrarë të hënën, kur forcat qeveritare të Sirisë kanë kryer sulme ajrore në një enklavë që kontrollohet nga rebelët, pranë Damaskut.

Katër fëmijë janë në mesin e të vrarëve në Goutan Lindore, tha Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup monitorues me seli në Londër.

Sipas burimit të njëjtë, së paku 70 veta janë plagosur.

Rreth 400,000 banorë jetojnë në Goutan Lindore, të rrethuar nga forcat qeveritare siriane.

Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011 dhe, qysh atëherë, mbi 400,000 njerëz janë vrarë dhe miliona janë zhvendosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test