Gjendje e jashtëzakonshme në Maldive

Azia

Gjendje e jashtëzakonshme në Maldive

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 20:01
Maldive

Qeveria maldive ka shpallur sot gjendje të jashtëzakonshme 15 ditëshe, për shkak të krizës së thellë politike që ka prekur vendin, pas mosmarrëveshjeve mes presidentit të vendit, Jamin Abdul Gajum dhe Gjykatës Supreme.

Vendimi i Gjykatës së Lartë Supreme javën e kaluar, për lirimin e të burgosurve nga opozita, ka çuar në një rritje të krizës politike në vend, pasi presidenti kritikoi gjykatën, kurse është rritur konflikti mes mbështetësve të opozitës dhe qeverisë.

Qeveria ka kërkuar nga organet e drejtësisë që në asnjë mënyrë të mos tentojë arrestimin e presidentit të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat