Duda dekreton ligjin mjaft të diskutueshëm për Holokaustin

Azia

Duda dekreton ligjin mjaft të diskutueshëm për Holokaustin

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 16:16
Presidenti Andrzej Duda

Presidenti Andrzej Duda vendosi sot që ta dekretojë ligjin mjaft të diskutueshëm për Holokaustin, me propozim të konservatorëve për të ruajtur imazhin e Polonisë jashtë kufijve të saj, por që rrezikon të përshkallëzojë tensionet me Izraelin, SHBA dhe Ukrainën.

Ligji parashikon deri në tre vite burg për personat, përfshirë shtetasit e huaj që akuzojnë kombin apo shtetin polak për pjesëmarrje në krimet naziste.

Liderët izraelitë e konsiderojnë këtë si një përpjekje, ndërsa Varshava e përgënjeshtron për të mohuar pjesëmarrjen e polakëve në gjenocidin e hebrenjve, duke shkuar deri në pengimin e të mbijetuarve të Holokaustit për të treguar historinë e tyre.

Duda i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të verifikojë përputhshmërinë me ligjin themeltar në lidhje me lirinë e shprehjes dhe kalimin që parashtron dënimeve me burg ndaj atyre që akuzojnë kombin apo shtetin polak për pjesëmarrje në krimet naziste.

“Vendosa të dekretoj ligjin për t’ia kaluar më pas Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Duda në televizion.

”Kjo është një zgjidhje që nga njëra anë mbron interesat e Polonisë, dinjitetin dhe vërtetësinë tonë historike në mënyrë që gjykimet ndaj nesh në mbarë botën të jenë të ndershme duke na kuryser ndaj shpifjeve si shtet dhe komb”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat