Afganistan: Shkarkohen oficerët e lartë ushtarakë

Azia

Afganistan: Shkarkohen oficerët e lartë ushtarakë

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 19:06
Presidenti Ashraf Ghani gjatë një vizite të forcave speciale afgane

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, tha se shtatë oficerë të ushtrisë, përfshirë dy gjeneralë, janë shkarkuar për “neglizhencë profesionale” gjatë sulmit aktual vdekjeprurës kundër një baze ushtarake në kryeqytetin Kabul.

Këto shkarkime zoti Ghani i ka shpallur sot nëpërmjet rrjetit Twitter, duke theksuar se “të shtatë oficerët u janë nënshtruar hetimeve të mëtejshme”.

Së paku pesë sulmues, përfshirë persona të armatosur dhe sulmues vetëvrasës me bombë, e kanë ndërmarrë një sulm para agimit kundër bazës në Kabul më 29 janar, duke i vrarë 11 ushtarë dhe plagosur 16 të tjerë.

Përgjegjësinë për këtë sulm kundër bazës së Armatës Kombëtare të Afganistanit e kanë marrë militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Kabuli mbetet në gjendje të alarmit të lartë për shkak të shqetësimeve për sulme të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat